Radha e Kategorisë së Dytë…

Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, drejtoi permes një lidhjeje skype takimin me drejtuesit e Kategorisë së Dytëi. Numri 2 i FSHF-së, sqaroi të pranishmit me komunikimet e deritanishme me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe dha detaje në lidhje me protokollin që do të përdoret.

Në fund u vendos që Kategoria e Dytë për të dyja grupet, do të rinisë në datën shtatë qershor.

Federata e Futbollit ka organizuar ditën e sotme përmes një video-konference një takim me presidentët e klubeve të Kategorisë së Dytë, me të dyja grupet përkatëse ku u diskutua mbi rifillimin e garës për këtë ligë.

Kjo iniciativë e FSHF-së u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, i cili i sqaroi të pranishmit me komunikimet e deritanishme me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe detaje në lidhje me protokollin që do të përdoret. Drejtuesit e klubeve morën përsiper zbatimin e tij në praktikë.

Gjatë takimit u shpjegua dhe kalendari që duhet të ndiqet ku dhe u dakortësua që kampionati për këtë kategori të rifillojë në datën 7 qershor 2020.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!