Armando Sadiku: ‘Realitet i çuditshëm, pres të kthehem në kombëtare’

Me një spanjishte për tu admiruar, Armando Sadiku sulmuesi Malagës në Secunda Division (Spanjë), foli në një intervistë për klubin e tij lidhur me situatën aktuale të përgatitjeve, vështirësitë dhe shpresën drejt përmirësimit të kushteve.

Sulmuesi i kombëtares Shqiptare, kërkon normalitetin në mënyrë që Malaga të kthehet te rezultatet e mira.

“Mirë. Jemi të lumtur që më në fund po prekim topin sërish, është pak e çuditshme që jemi duke bërë këto stërvitjet individuale, por shpresojmë të kalojë shpejt dhe të kthehemi në realitet.

E çuditshme edhe se na mungojnë përqafimet dhe lojërat që bëjmë brenda grupit por rregullat janë këto dhe duhet t’i respektojmë me shpresën se kjo gjendje do të kalojë shpejt.

Në këtë mënyrë, mund të përqafohemi dhe të jemi një ekip si më parë. Kam shumë dëshirë të kthehem edhe me kombëtaren, të shohim tani kur të kemi ndeshjet sepse ende nuk dihet.

Jam i përgatitur, jam gati dhe shpresoj të jap më të mirën”, –tha mbrëmjen e djeshme elbasanasi Armando Sadiku. (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!