Selmani del në shitje, Vukoviç e zëvendëson…

Menemenspor, një nga ekipet e Ligës së Parë të TFF, merr vendim të ndryshojë portier në fund të sezonit.

Portieri aktual i skuadrës Gentian Selmani, i cili u transferua nga ekipi i KF Laçi i Shqipërisë në fillim të sezonit, u vendos që të shitej për një shumë e cila do të ishte super e dobishme. Kështu shprehen sot te klubi turk që veç 22 vjeçarit me origjinë nga Miloti, ka në përbërje edhe David Domgjonin.

Për të zëvendësuar Selmanin zgjidhja do vijë nga Kroacia ndërsa, Andrija Vukoviç, doli si një alternativë.

Menemenspor beson se duke nxjerr në treg një futbollist si Selmani mund të zbusë krizen ekonomike e cila pas pandemisë globale mund të përkeqësohet ndjeshëm.

Për portierin e kombëtares shqiptare, ka patur disa interesime nga Italia dhe klube të elites turke. I fundit që ka paraqitur interes, është ekipi i Karabak në Azerbajxhan.Megjithatë drejtuesit e klubit, insistojnë te pista italiane…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!