Dosti: “Partizani gaboi me Gegën, tifozët e Laçit të veçantë”

Edmond Dosti mund të ketë disi rezerva për trajtimin që i bëri klubi ‘mëmë’ Partizani në hapat e parë si futbollist i kalibrit të lartë pak para viteve 90′. Sot në ‘Fan Zonë’ te Supersport, pati rastin të shprehej lirshëm…

Sidoqoftë, Edmond Dosti ose ‘Moke’ siç e kanë quajtur gjithnjë goleadorin rekordmen e çau vetë ‘rrjetën’. Fillimisht te Laçi i teknikut Astrit Maçi e më pas te Kastrioti e Partizani i Sulejman Starovës me të cilin fitoi titull e Kupë.

Instiktin vrasës para porte, numri 9 (i përjetshëm) i tiranasit me banim në Grac të Austrusë, e vijoji me sukses edhe në arenën ndërkombëtare.

Dashurinë për Partizanin nuk e eviton dot për asnjë moment. Edhe sot 51 vjeç, i ‘hanë’ këmbët të zbresë në fushë për fanelën e kuqe…

Karriera në start?

“Nuk m’u dha koha të luaja dhe kjo është arsyja që u largova nga Partizani te Laçi. Bëra gjënë e duhur. Për një sezon bëra 36 gola që nuk janë pak. Ishte koha e viteve 90-të. U fut Kastrioti në Superligë, pasi te Partizani nuk m’u dha mundësia. Te Kastroti shënova 14 gola”.

Si loze në tri skuadra brenda nje sezoni?

Ishte diçka që ndodhi kur po ndrrohej sistemi. Isha te Laçi dhe më pas shkova te Kastrioti. Mbaj mend që në Laç i thanë Kalemit (Petraq Kalemi ishte kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Krujë, pjesë e së cilës me ndarjen e vjetër administrative ishte edhe rrethi i sotëm i Kurbinit. Shënim i Sporti im): “Ose na ktheni Dostin këtu, ose do të hedhim në erë uzinen e superfosfatit”.

Pastaj erdhi kryetari i qarkut, Kalemi, në Gjirokastër dhe më ka dërguar në Laç. Luajta 4 ndeshje dhe shënova 9 gola dhe thash se dua të iki te Partizani. Laçianët më thanë që te Partizani mund të ikësh, është shtëpia jote.”

Ndeshja ideale juaja?

Atë kohë kishte shumë ekipe të mira që luftonin për titull. Ishte Flamurtari, Vllaznia e deri diku edhe Tirana. Kishim një ekip shumë të mirë dhe në atë kohë ka qenë një brez shumë i artë. Gola kam shumë në karrierën time dhe kam bërë një gol me Laçin nga 16 metra me roveshatë. Kam bërë edhe tre gola me Olimpia Lubjana në një ndeshje.”

Olimpija ?

Isha në formën më të mirë te Partizani dhe nga ana financiare isha mirë falë familjes sime. Doja që të provoja diçka jashtë Shqipërisë dhe sa mora ofertë nga Olimpia Ljubjana, shkova direkt. Fitova vendin e titullarit dhe lamë një shënje te ky klub së bashku me Bozgon.”

Partizani sot?

 “Unë i kam thënë të gjitha për Partizanin. Nuk më la shije të mirë largimi i Gegës. Nuk kishte përse të bënte këtë gabim Partizani, por nuk është vetëm kjo, pasi kanë gabuar edhe në merkato. Erdhën shumë lojtarë të huaj dhe sulmues pykë. Nuk është e thjeshtë të shënosh gola, por për këtë kam insistuar. Partizanit i duhen dy sulmues, një mesfushor dhe një mbrojtës i mirë me topin.”

Huazimet?

“Për këtë arsye jemi në këtë gjendje e shpresoj që ky kampion të mbyllet sa më shpejt e të kërkohet falje për sezonin e dështuar. Partizani ka lojtarë që janë huazuar dhe po bëjnë mirë e do të japim çdo gjë për këtë klub. Dua të falenderoj Starovën që më mori te Partizani dhe për presor Birçen që më mori në Kombëtare.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!