Daja: ‘Skënderbeu nuk ka bërë asnjë ditë stërvitje’

Ilir Daja pa më të voglin dyshim nga shumë specialistë të futbollit, konsiderohet si “mbreti” i trajningut Shqiptar gjatë vitëve të fundit. Kudo ka lënë gjurmë prej kampioni. Një takticient modern, autoritar dhe korrket në punë. Për më tepër triumfues në shumë klube. Në Supersport, thotë disa nga pikëpamjet e tij që lidhen me përditshmërinë futbollistike…

Në Korçë?

“Jo nuk jam në Korçë. Një ditë përpara isha në Durrës dhe u ktheva në Tiranë. Pra e kam kaluar karantinën në shtëpinë time në Tiranë. Unë dhe skuadra ime kemi respektuar rregullat, ndryshe nga disa të tjerë që vetëm në shtëpi nuk kanë qenë. Unë kam thënë se duhet të nisim sa më shpejt stërvitjen individuale, duke respektuar rregullat e vendosura nga mjekët. Nëse rinisja vonohet është më mirë që të mos fillohet fare, pasi çdo klub duhet të ketë kohën e nevojshme për t’u stërvitur. “

Rregullat ?

“Distanca mes stërvitjes dhe kampionatit është shumë e shkurtër dhe vetëm 30% e ekipeve e kanë zbatuar këtë karantinë, ndërsa 70% janë stërvitur. Skënderbeu nuk ka bërë asnjë stërvitje në grup dhe të gjitha stërvitjet i kemi bërë individuale dhe sipas mundësive që lojtarët kanë pasur. Nga momenti sot e deri në 3 qershor është një kohë e pamjaftueshme për shëndetin e lojtarëve dhe pastaj për performancën.”

Në Tropikal?

Është një takim pune që kemi me presidentin Takaj për të nisur stërvitjen kur të jepet miratimi. Kemi lojtarë të shpërndarë nëpër Kosovë e Maqedoni dhe sot kemi folur për rifillimin e stërvitjeve. Kur fillon kampionati të gjithë datat e garës janë të përcaktuara dhe kjo varet nga skuadrat kur duan të fillojnë. “

Rikthim te Tirana?

Është mirë që mos të bëjmë më sikur, sepse Tirana ka një trajner dhe me meritë janë në krye. Unë në karrierën time kam pasur shumë rikthime dhe te Tirana do të kisha dëshirë të rikthehesha kur të jetë momenti, pasi edhe aty kam një peng në karrierën time. Sot Tirana e ka trajnerin dhe të shikojmë për më vonë,”-ndër të tjera Daja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!