Radha e presidenteve, FSHF gati protokollin…

FSHF, në kërkim të misionit të saj për të mbyllur kampionatet futbollistike në fushë. Vetë presidenti Armand Duka i ka ‘hipur kalit’ prej javësh duke udhëhequr ‘skuadrën’ vartëse për të zbardhur e realizuar nismat orientuese të garës të privuara nga pandemia botërore.

Ndërsa dje Duka mblodhi Asamblenë e Përgjithshme për të riformatuar ‘ligje’, nesër ka vendosur të ftojë presidentët e klubëve të Kategorisë Superiore në një takim pune.

Njoftimi:

“Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit.

Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend. Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.

Në ditët në vazhdim Federata do të zhvillojë takime me të gjithë anëtarët e saj.”,-shkruan FSHF në zyrtare sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!