Futbollistë të Premier, nuk duan të nisin stervitjet

Klubeve të Premier League do të thuhet sot se futbollistë të tyre, nuk kanë ndërmend të kthehen të hënën në fushë për tu stervitur..

Raportimi vjen nga ‘Sportsmail’ teksa ka mësuar që disa lojtarë janë shprehur privatisht për menaxherët e tyre se kanë rezerva të mëdha për t’u rikthyer në sterrvitje javën e ardhshme.

Nga ana tjetër, pritet që permes një thirrje me video-konferencë gjatë 48 orëve të ardhshme, klubet të njoftojnë futbollistët lidhur me protokollet e shëndetit dhe sigurisë.

Tashmë Premier League, ka marrë dakortësinë nga qeveria e saj për të zgjedhur si datë fillimi të ndeshjeve të mbetura fill pas 1 qershorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!