Bërnli ishte shumë pranë Muriqit…

Agjenti i Muriqit Haluk Kanatar konfirmon ofertën zyrtare të Bërnlit gjatë merkatos së dimrit për Vedat Muriqin por Fenerbahçe nuk pranoi ta linte të shkonte në janar.

 Më tej Kanatar konfirmon interesat e Totenhamit, Napolit dhe Lacios, por asgjë konkrete për momentin.

Në fakt agjenti i sulmuesit të përfaqësueses Kosovare pati deklaruar më herët se Muriqi preferon të luajë në Itali por skuadrat ende nuk kanë bërë gjënë e duhur për ta pasur në ‘rozë’.

Në Premier League? “Nuk është me siguri. Në të vërtetë, mund t’ju them se tani përparësia e tij do të ishte të luante në Itali’- shprehej në të shkuarën Kanatar.

Kësisoji 25 vjeçari teksa dikur ka veshur fanelën e Besës dhe Teutës, duket se jetë në ‘treg’ sërish gjatë fundsezonit aktual. Pavarëisht se ka një kontratë 4 vjeçare me turqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!