Ekskluzive/ Sot Kosova 4 vite në UEFA

Nga Gani Kosumi

Sot, më 3 maj 2020, shënohet 4 vjetori i pranimit të FFK-së në UEFA. Budapesti i Hungarisë, ishte qyteti që për një periudhë të gjatë do të mbetet në kujtesë të drejtuesëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, por edhe të futbollistëve dhe gazetarëve sportivë të Kosovës.

Pikërisht më 3 maj 2016, Federata e Futbollit e Kosovës u pranua në UEFA. Për Kongresin e mbajtur në Budapest kishte një interesim të madh të mediave evropiane dhe botërore, por edhe nga ato të Kosovës dhe më gjerë.

Mbi 30 gazetarë nga Kosova përcollën këtë ngjarje për të cilën raportuan për mediumet e shkruara, por edhe për radio e televizionet e Kosovës. Kongresi kishte një rrjedhë të tensionuar dhe në fund erdhi radha që në rend dite, të futet edhe praninimi i Kosovës në UEFA.

Në këtë pikë, Kosovës i mjaftuan 28 vota nga delegatët për tu pranuar në ‘familjen’ UEFA, gjë e cila u realizua me skukses. Për këtë pranim merita të mëdha ka presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri/I ndjerë/, por edhe të gjitha të tjerët që në forma të ndryshme kontribuan për këtë sukses.

Kështu nga kjo datë, u hapën rrugët për futbollistët, skuadrat dhe Përfaqësuesen e Kosovës që lirshëm të garojë në garat evropiane. Ishte kjo një ëndërr e gjeneratave të shumta që tashti u bë realitet.

Pas pak kohesh, në muajin maj Kosova u pranua edhe në FIFA. Ky rrugëtim i vështirë dhe padrejtësia që iu bë sportistëve të Kosovës, u harrua dhe Kosova me skuadra dhe me përfaqësuesen e saj po i vazhdon garat evropiane dhe botërore me sukses.

Kosova është në rrugë të mirë që të kualifikohet për Kampionatin evropian 2020, ndërsa në gjysmëfinale të Nations League, do të përballet me Maqedoninë e Veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!