Kampionet e Botës kërkojnë barazi edhe në…paga

Megan Rapinoe, futbollistja 34 vjeçare e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, dy ditë më parë kërkoi të bëhëj zv/Presidente e Amerikës (zgjedhjet e nëntorit) po ajo së bashku me shoqet e tjera në përfaqësuese, kanë një tjetër shqetësim.

Duke besuar se ata fitojnë më shumë sesa skuadra e meshkujve në fushë, lojtarët e ‘Team USA’, mbrojtës të dyfishtë të titullit kampionë bote, duan të paguhen më shumë. Megan Rapinoe dhe shokët e saj të skuadrës janë në konflikt me Federatën e tyre për paga të pabarabarta.

Ata janë duke kërkuar paga që shkojnë 66 milion dollarë. Kampionët e botës në futboll për Femra kanë vendosur plotësisht diktatin në disiplinën e tyre, duke marrë 31 fitore radhazi, dhe duke fituar gjysmën e Kupave Botës (8) të organizuar nga Fifa që nga viti 1991.

Ndërkaq, një gjykatë në Los Anxhelos po merret me situatën e krijuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!