Suedia, “blindon” trajnerin Anderson…

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Jane Anderson ka zgjatur kontratën e tij të punës deri në Europianin 2024.

Ai u ul në krye të pankinës së Suedisë në vitin 2016 dhe nën drejtimin e tij, përfaqësuesja e këtij vendi nordik shkoi deri në çerekfinalen e Kupës së Botës 2018.

Po nën drejtimin e trajnerit Anderson, Suedia është kualifikuar edhe për në Euro 2020, finalet e të cilit janë shtyrë për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë koronavirus.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Suedeze të Futbollit, Hakan Sjostrand është shprehur se “Jane ka cilësitë e një lidershipi dhe është përshtatur mirë në federatë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!