Danimarka, ristarton në fund të majit
Futbolli danez është i gatshëm të kthehet në fushë. Kryeministri i këtij vendi flamand, Mete Frederiksen, autorizoi rifillimin e kampionatit të futbollit në mbrëmjen e djeshme, i cili, sipas të gjitha gjasave, duhet të fillojë përsëri në 29 maj.
I pezulluar në fillim të marsit për shkak të pandemisë së koronavirusit, kampionati danez do të rikthehet nën komandën e skuadrës së Midtjylandit, e cila kryeson renditjen me 12 pikë më tepër se sa Kopenhagen, pas 24 javësh të luajtura.