La Liga drejt reformës në fushë
Në momentin kur në Premier League flitet për vota klubesh për ristartin dhe në Gjermani merret vendimi për të rinisur në 16 maj, një tjetër vend me fuqi të jashtëzakonshme në futboll, thërret verdiktet e fushës duke propozuar…
Kësisoji, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) do të propozojë 5 zëvendësime për pjesën e mbetur të kampionatit.
Një ndryshim që, saktësohet, do të jetë “i jashtëzakonshëm’ dhe do të vlejë vetëm për kohën e mbetur të garave të këtij sezoni. Ekziston dakortësia e Ligës së Futbollit Profesionist (LFP), por për tu aplikuar do të duhet të miratohet nga IFAB.
Në lidhje me propozim, presidenti i RFEF, Luis Rubiales, tha: “Me këtë propozim, Federata Spanjolle dëshiron të ecë përpara dhe të propozojë masa që promovojnë shëndetin e lojtarëve”.