Spanja përcakton modulet futbollistike

La Liga nis me 20 qershor. Ky është vendimi në shtetin iberik.

Më herët, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF ), përmes Komisionit të Deleguar, ratifikoi pesë zëvendësimet për skuadrat Primera dhe Segunda Division. Me të nisur kampionati e deri fund të sezonit 2019-20.

Klubet në këto dy kategori do të kenë mundësi të grumbulojnë 23 lojtarë (20 në Segunda B dhe Tercera). Gjithnjë nëse do të vendosin të rikthehen në fushë.

Në takim është konfirmuar se kampionatet jo profesioniste, nëse nuk luajnë nuk do të preken nga rregullorja. Çka do të thotë se nuk do ketë as zbritje nga kategoria. Të vetmet që kanë mbyllur këtë sezon janë skuadrat e moshave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!