Musta: ‘Të hapet “fasoneria” Futboll’

Një ndër futbollistët polivalentë më të spikatur në Superiore. Elbasanasi Emiljano Musta ka shkëlqyer edicionin e kaluar te Flamurtari, teksa këtë edicion te kukësi, përpos ndonjë demtimi, qe e ka mbajtur disa javë larg, i bën ‘zbor’ linjës së majtë. Kërkon lavdinë edhe te ndonjë skuadër jashtë vendit…

Kur do mblidheni?

Kam patur një thirrje nga klubi për të qenë në Tiranë, pasi ishin gjasat të fillonim stërvitjen. Ne jemi në ajër, nuk e dimë se çfarë do të bëjmë dhe kur mund të kthehemi në fushë”.

Titulli? 

9 pikë nuk janë pak, por futbollit nuk e dihet asnjëherë. Ne kemi për detyrë të besojmë deri në fund, kemi edhe ndeshje direkte me Tiranën. Ne do të besojmë deri në fund, duke parë që edhe ata kanë ndeshje të vështira në transfertë. Nuk mendoj se çështja e titullit është e mbyllur. Tirana është më e favorizuar, por me fitimin e Kupës dhe ndeshjet e Europës nuk mendoj se do të ishte një sezon i dështuar”.

Paradoksi

Kur shikon që janë hapur fasoneritë pse mos të lejohet stërvitja, duke parë që do të stërvitemi në fushë të madhe. Paradoks i qeverisë shqiptare, por këto i dinë organet kompentete. Pasioni i kalon këto frikëra dhe kur futesh në fushë nuk mendon për këtë gjëra’

Dëshira?

Çdo lojtar dëshiron të luaj jashtë dhe unë gjithashtu, pasi sezonet e fundit kam bërë paraqitje të mira. Dua të luaj diku ku është më mirë se Shqipëria, si në aspektin financiar dhe infrastrukturor”.

Pagat me Flamurtarin?

Te Flamurtari janë ende shumë rroga pa marrë, por tashmë kjo nuk është në dorën tone. Gjithçka është në dorën e Gjykatës”.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!