Lorenco Vila: ‘Me Martinin po shkëlqej’

Një nga sulmuesit e rinj të dalluar në Kategorisë Superiore këtë sezon, është edhe Lorenco Vila. Javët e fundit vendimtar me gola të rëndë…

I besuari i madh i Martinit, te Teuta, i tha ‘Supersport’-it se futbollistët durrsakë janë stervitur këto ditë pandemie në grupe 2-3 vetësh. Pranon se me teknikun Shkodran ka shumë hapësirë në skuadër…

Si po i kalon këto ditë pa futboll?
Kemi bërë stërvitje me nga 2-3 lojtarë në fushë. Presim kur të na thonë klubi e vazhdojmë stërvitemi në fushë. Jemi në pritje të vendimit e shpresoj të na kthejnë përgjigje, pasi duhen të paktën dy javë kohë për t’u përgatitur.

Më mirë me Martinin apo me Shkëmbin?
Me Martinin kam shpërthyer dhe kam kaluar një formë shumë të mirë. Falënderoj edhe Bledi Shkëmbin për besimin që më ka dhënë, por nuk ia dola të shpërthej nën urdhrat e tij.

Sa ju ka ndihmuar afrimi i Emiliano Vilës te Teuta?
Me ardhjen e Emiliano Vilës te Teuta më ka dhënë shumë këshilla dhe mundohem të mësoj shumë prej tij.

Kush është më i suksesshëm me femrat, ti apo Kallaku?
Kallaku është më i suksesshëm me femrat, po e them këtë meqë e kam shumë shok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!