Manastirliu: ‘Tifo për Tiranën, pas dy javëve një lajm…’

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e kontaktuar në video-skype nga ‘Procesi Sportiv’ në Top Channel, tha se komuniteti i sportit duhet të presë me durim dhe për pak ditë për të parë se çfarë ngjet.

Sipas numrit një të mjeksisë, situata me COVID-19, në Shqipëri, ka patur përkujdesje maksimale ndërsa hap pas hapi, po shihet kurba dhe zhvillimet në kohë reale.

Kur do shohim futboll?

Jam vetë sportëdashëse dhe njësoj si ata që e duan sportin, e dua sepse në cilësin e qytetares dhe sportëdashëses e kam diskutuar me veten. Kush nuk do të donte të ishte në normalitetin e mëparshëm.

Virusi nuk ka ikur dhe për sa kohë nuk është gjetur vaksina, duhet që edhe sektori i sportit të përshtatet dhe duhet që të mendojmë disa faza të ngadalta për ritkhimin.

Shumë vende Europiane i kanë pezulluar garat. Jemi në diskutime me ekspertë të komitetit teknik që vlerësojnë se jemi në një fazë me risk të lartë dhe nuk mendojmë për rikthim të shpejt të stërvitjeve, apo për të pasur aktivitete pa tifozë. Por, padyshim që do të kemi të reja edhe për sportin duke parë se si do të shkojë epidemia

Duhet të presim deri nga data 15-16 e muajit për të marrë një vendim për sportin’

Tifo si ministre?

Do ta them, jam tifoze e Tiranës dhe jashtë vendit me Barcelonën, duke ndjekur pjesën tjetër të familjes’– tha ndër të tjera Manastirliu pasditen e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!