Tufa: ‘Për futbollin lipset një… plan’


Flet një ndër penat më të arta të gazetarisë sportive ndër vite…

Në versionin on-line… i ftuar te ‘Ora Sport’ në televizionin Ora News, kryeredaktori dhe njëri nga drejtuesit më të lartë të ‘Sporti im.al’, gazetari i njohur Bashkim Tufa.

Që nga viti 1979 e deri në vitin 2012 gazetar, drejtor dhe kryeredaktor te ‘Sporti Popullor’ që më vonë u emërtua ‘Sporti Shqiptar’. Më e madhja sportive në dekada…

Ai që kurrë nuk bëri dhe nuk bën paqe për të vërtetën, tha shkoqur se menaxhimi i sportit në kohë pandemie, mbetet mision shumë i vështirë.

Futbollistët tanë kërkojnë lëmoshë. Shteti shqiptar i hodhi në rrugë. Kryeministri, me një të rënë të lapsit, i la ato pa punë. Jo për qejfin e tyre, por për shkak të koronavirusit.

Mos harrojmë që dhe futbolli është një shtresë e rëndësishme e shoqërisë tonë. Eshtë e vështirë kjo forma e re e stërvitjes online.

Nëse futbolli do të fillohet do të jetë shumë e vështirë. Duhet të jemi shumë të përgatitur. Duhet të kemi një plan,“- deklaroi kryeredaktori i ‘Përjetshëm’ Bashkim Tufa. (Përgatiti: I.Myrtaj).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!