Mihajloviç kërkon paratë e Sportingut…

Trajneri serb i Bolonjës në Seria A, Sinisha Mihajloviç, thotë se ka ende hapur një proces kontrate me Sporting Lisbonë në Portugali.
Me pretekstin e dështimit të kalimit të periudhës së provës në verën e vitit 2018, kur klubi portugez ndërpreu kontratën trevjeçare të trajnerit serb vetëm pas 9 ditësh.
Pasi ka marrë një ‘këst’ permes gjyqit, ‘Miha’ ka gati ankesën e radhës. Nëse nuk do ketë zgjidhje mes palëve, trajneri shprehet se do kërkojë përjashtimin e skuadres luzitane nga kompeticionet europiane.
Sinisha:
“Që nga fillimi i vitit, kur klubi njohu borxhin për herë të parë, Sportingu nuk ka bërë asgjë përveçse po përpiqet të vonojë pagesën. Në muajt e fundit klubi ka bërë propozime të shumta për shlyerje, por kur u bë e qartë se e gjithë kjo kishte për qëllim vetëm shtyrjen e pagesës, unë vendosa të përfshij UEFA-n.
Vetëm atëherë Sportingu bëri një pagesë të pjesshme. Kjo sjellje është e papranueshme dhe nëse do të më detyrojnë t’i drejtohem përsëri në UEFA-s për të marrë shumën e plotë, do t’i shkoj deri në fund, madje edhe nëse kjo do të thotë të kërkosh përjashtimin e Sportingut nga garat e UEFA-s”.