Të gjithë në ‘këmbë’, Kumbulla diktat shqiptar në merkato…
Shqipëria ka një xhevahir të ri të niveleve europiane. Marash Kumbulla merr hapësirë mediatike duke u fokusuar në epiqendër të meraktos së kubëve të mëdha…
Sipas ‘Mediaset’ një ndër emrat më të lakuar të merkatos në ditët e fundit në Seria A, është ai i Marash Kumbullës.
Mbrojtës i Hellas Veronës dhe Kombëtares shqiptare, ka mahnitur përgjatë gjithë këtij sezoni te verdheblutë duke trasmetuar profesionalizëm e siguri..
Pasi prezantoi parametra të shkëlqyera fizike dhe aftësi prej goleadori, Kumbulla u shndërru shpejt objekt i dëshirës së Interit për ta rrembyer mbrojtësin 20 vjeçar.
Gjithësesi, zikaltërit nuk kanë rezultuar të vetëm në betejen me shqiptarin nga Malësia e Koplikut. Në janar ishte Napoli që u përpoq të afronte numrin 24 të Veronës por nëse ia doli me Rrahmanin, me mbrojtësin kuqezi, doli i pasuksesshëm.
Ndërkaq sipas mediave italiane, përveç Kumbullës, në merakto të ‘nxehtë’ për verën e gjatë që ofron, janë edhe emra të tjerë të Seria A si Tonali, Kieza, Lautaro Martizez etj.