Ivan Gudelj rrëfen: ‘Virusi më ndau nga futbolli në 86-tën’

Një djalë nga qyteti i vogël nga Zmijavci vjen në qytetin e Splitit, në një klub të madh, special si Hajduk. Në moshën 26 vjeçare, realizon të gjitha ëndrrat.

Ai është Ivan Gudelj, fillimisht kapiteni i Hajdukut, e më pas i kombëtares së Jugosllavisë.

Në çast, vjen rrëzimi madh… Duke iu përgjigjur me Skype emisionit ‘Mirëmëngjes’ të HRT në Kroaci, ish-modeli i Bekenbuarit (nofka e dikurshme), tregon se si një virus i tmerrshëm e detyroi të braktiste përgjithmonë futbollin.

Ndodhi për shkak të hepatitit viral, është një virus i inflamacionit të mëlçisë, një sëmundje tinëzare dhe e rëndë dhe për shkak të kësaj më është dashur të ndërpres karrierën time”, -thotë Gudelj.

Në kulmin e karierës (26 vjeç), Gudelj eviton futbollin, e nis betejën për shërim duke u detyruar të qëndrojë në izolim apo karantinë për 3 vite.

Ndërkaq, ish-futbollisti ka qënë i detyruar të qëndrojë 7 muaj në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ‘Fran Mihaljevic’, por në fund shëndetësia sygjeroi se Ivan, nuk mund të kthehej më në fushë.

Kam arritur të kontrolloj dhe mposht sëmundjen me disiplinë, këmbëngulje dhe besim. Ky është një mesazh që nuk ka situatë të vështirë që nuk mund të kapërcehet. Me besim, atmosferë, e frymë pozitive,-shprehet sot Gudelj.

Sakaq, rasti i rrallë i kohës Gudelj me virus, më vonë u bë një film dokumentar titulluar ‘Ivan Story’ .

Tomislav Zaja, regjisori, skenaristi dhe producenti i filmit, është një mik i madh i vetë protagonistit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!