Gigs: “Sër Ferguson e shiti Bekham…”

Sulmuesi uellsiani rrëfen për marrëdhëniet konfliktuale te “djajtë” e Mançesterit midis trajnerit dhe David Bekham.

Sër Aleks Ferguson ka trajnuar Mançester Junajtid për 27 vite. Me skuadrën e “djajve të kuq”, tekniku skocez ka fituar dy herë Ligën e Kampioneve, një Kupë të Kupës, një Superkupë të UEFA-s, një Kupë Ndërkontinentale, një Kupë të Botës për klubet, 13 trofe të Premier League, 5 kupa të FA-së, 4 kupa të Ligës dhe 10 mburoja të Kromuellthit.

Një listë çmimesh që e kanë zili shumë trajnerë, duke e ngjitur Sër Aleksin në panteonin e menaxherëve të futbollit anglez. Por, megjithë këtë “det” trofesh, marrëdhëniet e tij me lojtarët, nuk ka qenë gjithmonë rozë, siç dëshmohet nga fjalët e ish-sulmuesit uellsian Rajan Gigs.

Ish-legjenda e Mançester Junajtid ka rrëfyer për marrëdhëniet dhe konfliktin midis Devid Bekham dhe trajnerit skocez. “Të dy vazhdimisht konfliktoheshin, duke e bërë të qartë, se njëri prej të dyve do të ikte nga Mançesteri.

Gjithçka u keqësua kur Sër Aleks goditi Bekham me një këpucë në dhomat e zhveshjes. Një ditë më pas, pasi “historia” kishte dalë në shtyp, trajneri Ferguson, u takua me drejtuesit e klubit dhe kërkoi atyre: “Devid duhet të largohet”, – rrëfen Rajan Gigs për Beinsports.

Devid Bekham, me siguri ka pasur një nga periudhat më të suksesshme të karrierës së tij me Junajtid. Me fanelën e “djajve të kuq”, presidenti aktual i skuadrës amerikane Inter Miami, ngriti 6 herë trofetë e kampionatin anglez dhe ishte protagonist në fushë, në atë finale magjike të vitit 1999 për Champions kundër Bayern Mynih, të fituar në minutat e fundit.

Pas grindjeve të vazhdueshme me Fergusonin, në vitin 2003 ai u largua nga Olld Traford për t’u transferuar te Real Madrid, por pa arritur majat në garat europiane. Pas përvojës spanjole, ai shkoi në SHBA për të luajtur me Los Angeles Galaxy.

Pastaj, përsëri iu rikthye një paranteze europiane me Milanin dhe Paris-Saint Germain, një ekip me të cilin ai do të tërhiqet nga futbolli. Devid Bekham tani është president i Inter Miami, një ekip që luan në MLS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!