Bardhyl Pashaj: ‘I heq kapelen Piperos, por secili punën e vet…’

Bardhyl Pashaj ish-arbitri ndërkombëtar i Shqipërisë, prej disa viteve ka migruar në Amerikë teksa në ‘tokën e premtuar’, po punon e jeton së bashku me familjen.

I kontaktuar nga ‘Sporti im.al’ menjëherë pas inagurimit të ‘Air Albania Stadium’ (Shqipëri-Francë nëntor 2019), për ti marrë një konsideratë, ish- gjyqtari i FIFA-s, tha se i mungonte ai impiant madhështor…

“Me vjen intat që nuk kam fatin të arbitroj në këtë stadium. Çdo gjë është me kohë.’

Ndeshja? Nuk ishim keq, duke patur parasysh që kishim përballë kampionet e botës”-theksonte shkurt Pashaj.

Sot, njëri nga gjyqtarët më të zotë të periudhës me aktivitet disa vjeçar në Superiore, kthehet të flasë për metodologjinë që po përdoret nga segmetë apo personazhe të caktuar të jetës publike në Shqipëri lidhur me të rejat dhe kthimin e futbollit të luajtur.

Një deklaratë e mjekut infeksionist Pllumb Pipero, lëshuar dje për mediat shqiptare, merr vemendjen e ish-gjyqtarit të njohur. Pashaj ka postuar në faqen e tij në Facebook gjithë argumenët e tij kundërshtues…

U be disa jave qe doktor Pipero, thote po te njejtat gjera.
Lani duart me sapun!
Mbani maske dhe doreza!
Mbani distancen sociale!
Ok!
Po asnje gje me teper, perkundrazi eshte nje perkrahes I vendimeve qeveritare.
Si pershembull, te dalin nje dite grate me femije, dhe nje dite te moshuarit.
Per mendimin tim kjo nuk ka kuptim fare, dhe nese e kam gabim kete duhet te na e shpjegoj doktori se ku eshte e mira e kesaj ndarje te familjes?

Kur mund ta importojne anetaret qe jane lejuar te qendrojne jashte per nje pjese te dites, dhe pastaj ne mbremje behen bashke. Nese infeksioni I kesaj pandemie eshte prezent, per mendimin tim nuk duhet te aplikohet kjo forme.
Ketu ku une jetoj njerezit jane len te lire te dalin por vetem per nevojat e perditshme jo per pune, argetim apo sport, lejohen te dalin jo me grumbullime me shume se 4 vete….

I heq kapelen doktorit per luften ne linjen e pare ndaj pandemise, por le te behemi serioz, dhe secili te bej punen e vet per ate qe di ta bej me mire.
Kur mjekesia te dale e te deklaroj qe ne Shqiperi nuk ka me virus Covid-19 dhe jeta duhet te vazhdoje normalisht, le te hapet dhe sporti. Dhe, paguajini ata njerez qe ushqejne famijlet e tyre nga futbolli per aq kohe sa nuk mund ta ushtrojne profesionin e tyre!” –
ndër të tjera Pashaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!