Bjelica trajneri i ri i Fenerbahçes?

Te skuadra e Vedat Muriqit në Turqi, ka një çështje të hapur. Fenerbahçe, e cila ka humbur shumë terren në klasifikim (vendi i 7-të) derisa Superliga turke u ndal nga Koronavirusi, ka larguar që nga marsi trajnerin Ersun Yanal.

Gjithësesi, edhe pse klubi ka patur kohë të mendojë për pasuesin ende nuk ka ardhur zyrtarizimi i një pasuesi të Ersun.

Por mediat turke kanë evidentuar sot faktin se pranë pankinës verdheblu, ku aktivizohet djaloshi nga Prizreni, ka patur zhvillime interesante.

Sipas tyre, klubi është shumë afër marrëveshjes me trajnerin kroat Nenad Bjelica. Madje tekniku që drejton Dinamon e Zagrebit në tri vite (dy tituj) do të sjellë te Fenerbahçe edhe një super futbollist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!