Një dekadë te Juve, Anjeli zbardh formacionin ideal…


Në 10 vite 16 trofe. Në renditjen e Uefa: nga vendi i 43, në vendin e 5-të. Të ardhura marramendëse, 621 milion euro (172 milion një vit para tij).

Pas anunçimit të Xhon Elkan, Andrea Anjeli, djali i ish- presidentit Umberto Anjeli, në 28 prill 2010, bëhëj presidenti i Juventus.

Pas 10 viteve në krye të ‘zonjës’ teksa ka arritur 16 trofe, pinjolli i ‘dinastisë’ vendos të shpallë formacionin më të mirë të dekadës së tij. Në fakt e ka patur shumë të vështirë…

Deri në atë pikë se vendosja e një formacioni ideal (dhe të besueshëm) të Juventus 2010-2020 është i vështirë, sepse presupozon zgjedhje të dhimbshme dhe përjashtime të ‘shkëlqyera’.

Andrea Anjeli voton Juventusin e tij 2010-2020 kështu: Bufon, Lishtajner, Kielini, Barzali, Aleks Sandro, Vidal, Pirlo, Pogba, Tevez, Kristiano Ronaldo, Dibala.

Mbeten jashtë për shumë pak ‘vota’ një “stol” i artë mes të cilëve janë Shezni, Bonuçi, Evra, Markizio, Higuain, Pjaniç, Khedira, Dani Alves, Mandzukiç dhe Morata. Për t’i stërvitur ata, njëri mes Kontes dhe Alegrit. Presidenti në këtë pikë refuzon përgjigjen duke e lënë evazive. “Lojtarët e Juventus tashmë do ta dinë përgjigjen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!