De Ligt braktis Italinë, shkon në Holandë

Pas kthimit të Pjaniç, i cili u kthye në Itali nga Luksemburgu, me De Ligt te larguar së fundi në Holandë, numri i lojtarëve të Juves jashtë vendit, shkon sërish në 9.

E gjitha për të përballuar në kushte karantine emergjencën koronavirus afër familjeve respektive. Por largimi i De Ligt drejt Holandës duket se vishet me mister. Jo vetëm mënyra, por dhe momenti nuk janë të duhurit.

Ishte e fejuara e mbrojtësit AnneKee Molenaar, e cila postoi në ‘Storie’, Instagram disa foto që e lidhin mbrojtësin me largimin nga Torino.

Shezni, Higuain, Ronaldo, Khedira, Douglas Kosta, Alex Sandro, Danilo dhe Rabiot, janë lojtarët bardhezi që janë në vendet e tyre. Situata aspak optimiste për startin e përgatitjeve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!