Mister, s’kam internet…

Nga Altin Sulçe

Shumë futbollstët shqiptarë nuk mund të ndjekin seancat on-line

“Po ti pse nuk je on–line që të ndjekësh progamin e përditshëm”, – e pyeti habitshëm një trajner i njohur i Superiores një futbollist të tijin. “Disa herë kam qenë, por disa herë nuk kam mundur, por mister më lejo ta them në telefon arsyen më vonë”.

Pasi seanca një orëshe e përdishme përfundoi me ushtrimet e grupit, zilja e telefonit ra. Më fal profesor, po unë nuk qëndroj dot on-line se më ka përfunduar oferta. Ti e di që ne nuk paguhemi gjatë këtyre kohëve. Në shtëpi kam gruan dhe 2 fëmijët dhe nuk di ca të bëj. Do bëj ushtrime pa fund, vetëm të lutem on-linë mos më kërko të jem”

Trajneri, i cili është një tip kërkeus, vetëm sa tha një fjalë “alo” dhe pasi shfryu i brengosur në fund të dialogut, mendueshëm tha “mirupafshim” dhe nuk foli më asnjë fjalë, sikur COVID-19 i bllokoi aparatin folës….

Tekniku m’u lut që të mos e identifikoj, për arsye etike që të mos fyente situatën dramatike financiare të lojtarit të tij.

Ai s’kishte internet, po në shtëpi mund të kishte edhe mungesa të tjera, madje bazike. Dhe më rrënqethëse është situata e futbollistëve të huaj në Shqipëri. Dhe ata nuk paguhen. Janë larg nga familjarët e tyre dhe janë në ankth të madh se kur do të lëvizë sërish topi.

Pra s’kamja në futbollin shqiptar është ulur këmbëkryq, pasi janë shumë pak ata që paguhen mirë. Të tjerët marrin një rrogë minimale dhe jo gjatë gjithë vitit sistematikisht.

Prandaj në këto kohë të turbulta futbolli duhet të trajtohet si gjithe shoqëria, pa dallim dhe pa stigmatizim. Rënkimet ndihen dhe jeta e sportistëve që luajnë këtu, nuk ndryshon shumë nga masa e gjërë e popullit.

Ata nuk janë Mesi dhe Ronaldo, janë lojtarë të punësuar nga presidentët shqiptarë që kanë qindra halle vetë, në një sport pa rregulla dhe pa kornizë.

Ndaj ndihma duhet të jetë e shpejtë se gjendja që lëngon flet vetë.
“Mister, më fal nuk kam ofertë!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!