Argjentina ndal futbollin…

Pas Belgjikës dhe Holandës, edhe Argjentina shpall përfundimisht pezullimin e kampionatit për shkak të koronavirusit. Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA) Klaudio Tapia njoftoi në një intervistë për ‘Tnt Sports’, duke thënë se:

Të gjitha kampionatet kanë mbaruar dhe nesër ky vendim do të ratifikohet nga Komiteti Ekzekutiv. Do të kthehemi në fushë vetëm kur autoritetet shëndetësore të na japin dritën jeshile. Me pak fjalë, do të luhet kur koha të jetë e duhura”

Gjatë takimit, parashikohet se cilat skuadra do marrin pjesë në Kupën Libertadores. Nuk do ketë zbritje nga Kategoria.

Me këtë ndalesë përfundimtare, kampioanti pritet të nisë në shtator, por gjithçka do të varet nga tendenca e pandemisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!