Cungu: ‘Kampionati të luhet, por ne e meritojmë Europën’

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, në një lidhje video-skype për ‘Ora News’, tha sot se skuadra e tij ka arritur të ushtrohet me korrektësi dhe sipas një programi të reduktuar stërvitor.

Shkodrani u tregua korrekt kur tha se për rishikimin e termave financiare te bardhezinjtë, palët president-futbollistë, kanë gjetur ose janë duke arritur mirekuptimin.

Për Cungun mirë do ishte që futbolli të vendoste verdiktet e fundsezonit në fushë, por tekniku ndërsa në krye të Laçit, ka fituar një Kupë të Shqipërisë dhe një Superkupë, shpjegoi se dhe në variantin më të keq, skuadra e tij meriton të shkojë në Europë teksa kurbinasit mbajnë vendin e tretë në renditje.

Gjëndja juaj shëndetësore?

Jam mirë dhe po kaloj karantinen në shtëpi. Si të gjithë.

Stevitja?

Kemi kryer stervitje individuale. Dikush nga lojtarët tanë ka pasur kushte më të mira. Me hapesira, oborr, të tjerë kanë bërë atë që ne ju kemi kërkuar. Jam i kënaqur me punen e tyre.”

Lojtarë pa paguar?

Klubi është shembull në këtë drejtim. Mund të jetë presidenti më korrekt në Superiore. Di që president-futbollistë kanë diskutuar dhe po zgjidhin me konsensus situatën.”

Kampionat i ndaluar?

Nëse vijmë te kjo pikë që se deshiroj, ne kemi bërë detyren duke u pozicionuar të tretët,’-ndër të tjera Armando Cungu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!