Sirena turke për beratasin Bitri

“Menemenspor interesohet për mbrojtësin 1.92 m Eneo Bitri nga klubi i Partizanit të Tiranës” –nis media turke.

Menemenspor goditi në shenjë me dy futbollistët e Laçit, duke i bërë pjesë të skuadrës në ligën e dytë turke. Fillimisht portieri Gentian Selmani dhe më pas radha e David Domgjonit.

Por klubi nga Izmiri, duket se ka piketuar të tjerë futbollistë nga pista shqiptare. Mbrojtësi shtatalartë 23-vjeçar i Partizanit, Eneo Bitri, lojtari i radhës që lakohet nga mediat pranë klubit Menemenspor.

‘Yeniaspor’ thotë se klubi i beratasit gati të marrë ofertën zyrtare për të cilin pala turke e quan një lojtar kyç për planet e së ardhmes.

Bitri, së bashku me Belicën, kanë qënë pikat kryesore të repartit të prapavijes te të kuqtë. Nuk dihet nëse presidenti Demi do ta lëshojë mbrojtësin, pasi për momentin mungon edhe shifra zyrtare financiare e palës së interesuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!