Dollaku kalon infeksionin, apel për nënën e moshuar

Ish-futbollsti dhe trajneri krutan Shaban Dollaku, i prekur me koronavirus, kërkon ndihmë institucionale për nënën e tij e cila gjëndet e mbyllur në vetmi.

Në një prononcim për ‘News 24’, Dollaku shpjegoi gjithë situatën me COVID-19 duke thënë se me shumë mundësi, kishte lënë pas një infeksion mjaft të rrezikshëm.

Pasi tregoi rrugën e marrjes së infeksionit, ndërsa tha se duhej të ishte infektuar teksa shoqëronte të vëllanë në një proces spitalor, u ndal te pamundësia e kthimit të pjesës tjetër të familjes që sipas ish-mbrojtësit energjik të Kastriotit, gjëndet e izoluar në Gjermani.

Mendoj se e kam kaluar koronavirusin. Sëmundje e rrezikshme por tani po vuaj vetminë e plakës (nënës). I dërgoj në distancë një gotë ujë por smund ti bëj hyzmet pasi kam frikë ti afrohem. Gruan dhe dy çunat i kam në Gjermani. Kanë mbetur atje dhe skanë arritur të realizojnë kthimin.

Nuk di se kush merret me mbështetje për këtë kategori ( i referohet nënës së vetmuar), por realisht jemi në situatë kritike”- ka thënë ndër të tjera Dollaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!