Sulmuesi nuk ndihmon vendin e lindjes

Epik. Emanuel Adebajor, me një karierë të gjatë në Premier League midis Arsenalit, Mançester Sitit dhe Totenhemit, si dhe një viti huazimi të dështuar te Real Madridi, i kthen shpinën bashkëatdhetarëve të vet.

Pasi ka nënshkruar pak muaj më herët për Klubin Olimpia Asuncion në Paraguai, ai i është përgjigjur negativisht ftesës për ndihma në Togo, vendin e tij .

Është shumë e thjeshtë, bëj çfarë të dua dhe si të dua. Disa njerëz mendojnë se isha unë ai që e solla virusin në Lome. Më vjen keq, por ky vend kështu është.

Më krahasojnë me Drogba apo Eto, por për fat të keq unë nuk jam si ato. Jam Emanuel Shej Adebajor dhe gjithnjë do bëj atë që dua”, –ka thënë ndër të tjera lojtari veteran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!