Uhan Zall, skuadra pritet me lule…

Atje nisi mbyllja e parë sportive, atje ristarton.Pas më shumë se tre muajsh, Uhan Zall, skuadra e qytetit të epiqendrës së pandemisë Covid-19, është rikthyer në shtëpi.

Lojtarët dhe stafi arritën në stacionin kryesor të qytetit në një tren super të shpejtë nga Guangzhou. Për të mirëpritur trajnerin Hoze Gonzales dhe lojtarët e skuadres, qindra tifozë, dolën për të pritur benjaminët e tyre.

Kinezët shembull në të tilla nisma, me disiplinë e me maska kënduan këngë krenarie për nder të ekipit, duke shpërndarë gjithashtu edhe tufa me lule për idhujt e tyre.

Skuadra e Superliges kineze, takimin e fundit zyrtar, përpara se të njihej si qëndra ‘famkeqe’ e koronavirusit, e luajti në 1 dhjetor 2019 në shtëpi me Hebei (1-2). Kampionati pas shtyrjes së javës së parë, pritet të nisë në 3 maj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!