Ronaldo, infeksioni arrin në Funkal

Iku me shpejtësi në Portugali, u akuza për liri të tepruar në qytet e në stadiume, Ronaldo pranë vatres së re të infeksionit…

Nuk ka qetësi në Portugali prej koronavirusit. Madje edhe në Funkal, aty ku Kristiano Ronaldo dhe familja e tij janë duke kaluar karantinimin e zgjatur.

Në mënyrë të beftë, një vatër e re e COVID-19 shfaqet në ishullin e largët luzitan të Oqeanit Atlantik.

Raste të prekurish në Camera do Lobos, një qytezë në perëndim të qytetit Funkal, afro 20 km larg resortit të Ronaldos dhe e familjarëve të tij.

Autoritet lokale kanë marrë masa të shpejta dhe drastike. Pasi kanë pikasur vatrën e qytezës me popullsi mbi 17 mijë banorë, e kanë izoluar të tërin.

Nuk dihet nëse CR7 do qëndrojë akoma aty apo do lëvizë me destinacion tjetër. Juve ka gati planin e nisjes së seancave në Torino.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!