Sormani: ‘Jam i lumtur te Partizani’

Sormani nuk bëri asgjë ndyshe nga Lerda. Së paku për aq sa është në kyre të Partizanit në këtë aventurë të dytë te të kuqtë. Skuadra ka zbritur në renditje dhe kampionët në fuqi të vendit, rrezikojnë Europën. Edhe pse Sormani ende si ka dorezuar ‘armët’.

Në një intervistë për “Super Sport” në emisionin trajneri italian i Partizanit përgenjështron se ka deklaruar në media se ishte pro ndëprerjes së kampionatit.

Sormani:

Dua të përgënjeshtroj atë që thuhet se dua të mbyllet kampionati. Kam thënë që është një pyetje që unë nuk mund t’i jap përgjigje. Për rifillimin e kampionatit duhet të ketë një protokoll sigurie dhe do të jetë e pavlerë nëse nuk ka garanci, pasi do të hidhet poshtë e gjithë ajo sakrificë që bën populli.”

Presidenti Demi?

Ajo që mund të them unë që personalisht që Gaz Demi ka ide revolucionare dhe një shikim për të ardhmen. Po ndërton një kompleks që pak skuadra e kanë. Ka një projekt për të ardhmen dhe kjo ka qenë një nga arsyet që kam pranuar këtë ofertë.”

Partizani…

 “Duhet të punosh çdo ditë që të formulosh lojën që duam. Unë jam i lumtur për punën që ka bërë ekipi. Më ka pëlqyer loja që ka bërë ekipi, pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë të mira”

Karantina këtu?

 “Më mungojnë restorantet dhe shumë gjëra të tjera këtu. Më ndalojnë tifozë të Tiranës në rrugë e bëjmë batuta të ndryshme. Duhet të keni pak më shumë besueshmëri për mënyrën si t’i bëni gjërat.

Tirana afër titullit?

 “Pa disktuim që është pranë titullit kampion,”-ndër të tjera trajneri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!