Shulku: ‘Kampionati nis me 31 maj’

I ftuar te ‘Dribling’ në Fox News në lidhje Skype, sot Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, foli për mundësinë e fillimit të aktivitetëve sportive.

Zyrtari i lartë tha se kampionati i Kategorisë Superiore do të nisë me 31 maj dhe do përfundojë në fillim të gushtit.

Gara nis?

Me shumë mundësi nisim me 31 maj. Është shumë mirë, pasi ne nuk prekim asnjë javë të kampionatit dhe jemi brenda afatit të përcaktuar nga UEFA për mbylljen e kampionatit.

Fillimi i gushtit do jetë mbyllja. Nëse kampionati nis me 31 maj, janë dhjetë javë të plota për tu luajtur dhe 5 javë Kupe. Te ky 10 javësh siç është bërë zakonisht, do të luhet në mes edhe Kupa. Kështu që nuk kemi ngjeshje të kampionatit.

Fazë përgatitore për klubet?

Domosdo do jetë një minifazë prej afro dy javësh. Kuptohet duke ruajtur distancat që përcakton rregullorja. Ne dimë që lojtarët këto ditë janë stërvitur në kushte individuale“.

Modalitete?

Ende herët, nuk kemi folur me organet e shëndetësisë pasi ka vetëm dy ditë që na ka ardhur njoftimi se me 31maj mund të nisim‘-ndër të tjera Shulku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!