De Bryne dyshon, ‘mund të kem kaluar COVID-19’

Lojtari belg i Sitit dhe familja e tij, treguan simptomat e gripit: “Mund të jemi goditur, por tani jemi të gjithë mirë”.

Ai mund të ketë pasur koronavirus. Kevin De Bryne në një deklaratë për ‘Sky Sports’, thotë se ai dhe familja kanë ndjerë simptomat e COVID-19, por ata nuk u testuan kurrë për ta konfirmuar faktin.

Kjo ka nxitur deri diku një ‘alarm’ të ri në Premier League. Si të gjithë njerëzit në Angli, lojtari i Mançester Sitit duhej të respektonte ligjet e mbylljes dhe distancat sociale për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Gjithësesi, ai dhe familja e tij manifestuan të gjithë të simptomave të gripit, pa kaluar asnjë kontroll, raportohet nga ishulli mbretëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!