La Liga/ Mjeku, nuk mund të luhet në verë…

La Liga, merr ‘goditjen’ e radhës. Njëri nga mjekët e çertefikuar infeksionist në Spanjë, thotë se nuk është optimist për të luajtur gjatë stinës së verës.

“Unë mendoj se është e pamundur që të mund të rikthehemi në fushë këtë verë “, tha i intervistuar nga Cadena Ser, drejtori i spitalit ‘Campo da Ifema’, Antonio Zapatero.

Ky është një zë i fortë i shtuar atyre në Spanjë të cilët shprehen se La Liga dhe aktivitetet e tjera fubollistike me koronavirusin prezent, i bën ata pesimistë. E gjitha duket se vjen kundër vullnetit të La Liga dhe Federatës Spanjolle të Futbollit, të cilët janë për të luajtur.

Doktori teksa shpesh luan tenis, sqaroi se testi para ndeshjeve nuk është zgjidhja.

Në periudhën asimptomatike deri në dy ditë e gjysmë para simptomave dhe deri në gjysmë dite para fillimit të simptomave, ngarkesa virale është maksimale dhe mbajtja e distancës në fushë nuk është e mundur .Të luash futboll në muajt e ardhshëm është e pamundur për mua ‘- tha Zapatero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!