UEFA ndryshon rregulloren, 5 ndrrime gjatë verës…

UEFA duket e vendosur. Institucioni më i lartë i futbollit europian, në marrëveshje me 55 federatat kombëtare, ka vendosur të përfundojë sezonin aktual gjatë verës.

Natyrisht që temperaturat e larta pritet të ndikojnë fort te futbollistët në fushë. Por jo vetëm kjo do të jetë shqetësuese.

Gazeta britanike “Express”, pretendon se me kërkesë të klubeve, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe luajtjes së ndeshjeve gjatë verës, në rregullore do të futen dy rregulla të reja.

E para është që në vend të tre ndryshimeve, pesë mund të përdoren si një nga masat për të mbrojtur lojtarët. Sipas planit të UEFA-së, pothuajse të gjitha ligat, do të duhet të luajnë në një ritëm të lartë. Parashikohen 2-3 ndeshjes në javë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!