Uefa përcakton datat, finalet në fund të gushtit

Sipas ‘Sky Sports’, UEFA po shqyrton propozimet që do të shohin finalen e Champions League në 29 gusht, tre muaj më vonë sesa ishte planifikuar fillimisht.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohej në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll më 30 maj.

Finalja e Europa League e cila do të luhej në Gdansk të Polonisë më 27 maj tani mund të luhet të mërkurën, 26 Gusht.

UEFA po shikon dy mundësi të ndryshme për rinisjen e garave të tyre në rang klubesh.

Nëse garat në kampionate rifillojnë në qershor, UEFA shpreson se mund të jetë e mundur të luhen zyrtaret e klubeve evropiane në të njëjtën periudhë.

Por nëse ato shtyhen, ka shumë të ngjarë që takimet mes klubeve evropiane, të fillonin pasi të kishin përfunduar sezonet futbollistike në federatat europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!