Angjo: ‘Pogradeci e do suksesin nga fusha’

Kampionatet të çdo niveli në Shqipëri vijojnë të jenë të mbyllur pse jo dhe të çoroditur.Askush nuk di se si do të operohet me saktësi. Edhe pse nga FSHF, është deklaruar se paraprakisht do ketë një rakordim me UEFA-n dhe FIFA-n.

Aq më teper në Kategori të Parë. Skocia njoftoi dje se ligat inferiore e kanë mbyllur kampionatin dhe se pozicionet aktuale në tabelë, janë marrë të mirëqena si klasifikim sezonal.

Sporti im.al‘, kontaktoi sot me klubin e Pogradecit, kryesuesen e Grupit B për të mësuar situatën aktuale dhe planet për të ardhmen.

Mjekja e ekipit Alma Angjo, ndër të vetmet e gjinisë femrore në këtë pozicion, shpjegoi se Pogradeci po stërvitet ende në mënyrë individuale dhe sipas një plani të detajuar të trajnerit Abazaj.

Ajo thotë se klubi ‘liqenor’, asesi nuk do parapëlqente që të ngjitej në Kategorinë Superiore pa u luajtur deri në fund.

Stërvitja?

Stërvitja e ekipit nuk ka filluar në grup por stërvitje individuale bazuar në programin që u ka dhënë paraprakisht trajnieri Abazaj. Çunat kanë respektuar karantinimin dhe janë në pritje të udhëzimëve të reja’.

Kontakte me Sektorin e Garave?

Nuk dimë akoma se cfarë do të bëhët në lidhje me kampionatin. Kur do nisim apo kur do mund të nisim përgatitjet në grup. Po presim konfingurimet e reja nga FSHF-ja”

Mbyllje e kampionatit si në Skoci?

“Nuk do të na pëlqente të mbyllej kampionati pa garë edhe pse jemi ne vendin e parë. Do te donim vazhdimin e gares dhe verdikti të vinte nga ajo’– u shpreh mjekja e klubit të Pogradecit Alma Angjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!