Korabi me strategji, pagat janë gati…

Nga: Fatmir Zhuzhi

Pandemia globale ka bërë që sporti kudo të paralizohet. Në vende të ndryshme të europës ka patur edhe gara të fshira nga kalendari aktual si në ligat e ulta të Anglisë, Skocisë por dhe në elitën belge.

Në Shqipëri është disi ndryshe. Ende besohet se edhe në nivele të dyta do ketë garë. Në këtë drejtim, Korabi i Peshkopisë po mendon me strategji të qarta. Pse jo, me plan rezervë…

Sipas asaj që raportohet nga klubi, Klevis Dalipi, tekniku i skuadrës, ka ndërmend të nisë përgatitjet me grupe të skuadrës duke nisur nga data 4 maj.

Por nëse elbasanasi ka plane për të tentuar një vend në krye, administratori Mziu në rakordim me bashkinë Diber, po bëjnë gati pagat e futbollistëve.

Në fakt, Korabi pritet të festojë në shtator 90 vjetorin e themelimit dhe nëse nuk arrihet ngjitja në Superiore këtë vit, asgjë nuk i pengon ata të sulen me objektivë konkretë për sezonin 2020-21.

Aq më tepër që vendorët kanë planifikuar edhe ndërhyrje në stadium. Përfundimi rrugës së Arbërit dhe ngjitja e Korabit në elitë, mund të ecin ‘paralelisht’…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!