Gjici i thotë të gjitha, stadiumi përfundon këtë verë….

Presidenti i Nderit te Kukësi, Safet Gjici, në një intervistë video-skype për ‘Supersport’ foli me ‘spaletat’ e një presidenti të mirëfilltë.

Gjici iu dha përgjigje futbollistëve të Kukësit, strategjisë së klubit post -pandemi, afateve të përfundimit të impiantit në Kukës, apo vendimeve për të shkarkuar trajnerë…

Gjici:

Shkurtaj nuk është dakord me uljen e pagës…

Do të ketë ulje pagash. Nuk është se Shkurtaj nuk është dakord, sepse nuk do ta pyeste kush. Do të shohim nëse UEFA dhe qeveria do të na ndihmojnë, do të shohim rast pas rasti. Ai që nuk punon, nuk mund të paguhet.”

Periudha përtej sezonit, nuk do të paguhet?

Edhe në sezonet e tjera janë paguar 12 muaj, por nuk mund të bësh krahasime, sepse janë bllokuar të gjitha fushat. Futbollistët nuk mund të kërkojnë 100% të pagave kur nuk janë në punë. Mendoj që duhet të bien dakord të gjitha klubet për shkurtimin e pagave, kur futbollistët nuk kanë qenë në aktivitet. Është dëm i madh, por nuk është faji as i klubeve dhe as i futbollisteve.”

Kur do të përfundojë stadiumi i Kukësit?

Në stadium po punohet, por jo me ato ritme si më parë. Besoj që brenda verës do ta mbyllim stadiumin. Nuk mund të punohet me 100% të kapaciteteve në këto kushte.”

Qeveria nuk ka dhënë asnjë lek për sportin, ndryshe nga Kosova…

“Qeveria besoj se do ta shikojë edhe sportin, sepse mbajmë me qindra e mijëra familje. Ata që investojnë në sport më shumë humbin sesa fitojnë. Janë me mijëra punonjës që duan pagesat për të mbajtur familjet e tyre. Ashtu siç bëri Kosova, edhe qeveria jonë do ta shohë problemin e sportit.”

Pagesat që ka akorduar FSHF?

Me sa di unë, do të kalojnë direkt te futbollistët dhe stafi, janë marrë numrat e llogarive të tyre. Paratë kalojnë direkt në llogaritë e atyre që i përfitojmë.

Ndërprerja me 9 pikë pas…

Nuk ka asnjë komplikim të titullit. Kampionatin duhet ta vendosë fusha në këto 10 javë që kanë mbetur. 9 pikë nuk janë shumë, por as pak. Kemi ende objektiv titullin, i bie barra trajnerit dhe stafit të tij bashkë me lojtarët për të synuar titullin. Nuk do të ishte e drejtë të mbyllej kampionati tani. Nëse rinis kampionati, ekipi do të jetë në formë, janë kthyer edhe të dëmtuarit. Duhet luftuar për ta marrë titullin në fushë”

Vonesa në paga…

Nuk ka vonesa. Futbollistët kanë marrëveshje me klubin që dy muaj i kanë brenda (të bllokuar) për shkak të objektivit titull. Nuk ka vend për të diskutuar për vonesa të pagave te Kukësi.”

Penduar për trajnerët e shkarkuar?

Për asnjë nuk jam penduar. Madje kur e kam larguar një trajner e kam arritur objektivin. U kam dhënë mundësinë trajnerëve të rinj, sepse nuk kemi trajnerë në qarkullim. Kur nuk ke pulën, ha sorrën. Të huajt nuk përshtaten kollaj. Askush nuk e mendonte që trajneri i portierëve, mund të bënte shumë më mirë se të tjerë, që ne i quajmë profesorë.

Ja që trajneri i portierëve e mori poshtë Tiranën dhe çoi 9 pikë para, në krye. Shqipëria nuk ka trajnerë, por thjesht trajnerë që kanë qenë futbollistë të mirë. Kanë ngelur në vend me ato formulat e vjetra. Trajnerët e huaj duan kohë dhe ne nuk kemi shumë kohë. Nuk i kemi larguar ne trajnerët, por rezultatet. Çdo gjë matet me pikë. Edhe kur i kam hequr, unë i kam arritur objektivat e mia.” – tha ndër të tjera Gjici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!