Çinari: ‘Në Shkodër më prishën karierën, por kthehem një ditë…’

Eraldo Çinari sot në ‘Supersport’, ka treguar se pavarësisht kushteve që i ofron banesa private dhe hapësira e saj në Shkodër, i mungon totalisht regjimi te Partizani dhe ai ditor.

Sulmuesi i kuq thotë ndër të tjera (edhe pse lapsus) se lutet që skuadrat e tjera të ndikohen keq nga situata ndërsa Partizanit ti sherbejë për mirë duke bërë që të ngjitet në tabelë.

Në fund tregon gjithë problematikën me ish-skuadrën e Vllaznisë… “Drejtuesit e klubit më prishën karrierën jashtë vendit’- deklaron Çinari.

Gjëndja fizike?

 “Gjendja fizike nuk diskutohet. Nuk është njëlloj të punosh veç, si me grupin. Tani po rëndohemi edhe psikologjikisht, nuk po na mban as truri. Tani kam nis t’u bëhem rëndë nënës e babës. Kur po ikën thonë…”

Koronavirusi?

 “Sinqerisht, gjendja në Shkodër është e keqe. Po shtohen rastet. Ka një neglizhencë të njerëzve. Më duket me kuptim të shkojë kështu gjendja. Kur thuhet që të qëndrojmë brenda, duhet të qëndrojmë.”

Pa futboll?

 “Të them të drejtën, më mungon çdo gjë, stërvitjet, ndeshjet, tifozët. Po na mungon zhurma e njerëzve, si të themi. Është një situatë e pakuptimtë. Uroj të kalojë sa më shpejt dhe t’i rikthehemi realitetit. Nuk vazhdohet kështu.”

Ndeshje pa tifozë?

Është shumë e vërtetë, që nuk është njëlloj si të luash me, apo pa tifozë. Ka presion tjetër. Futbolli për ta luhet dhe kjo dihet. Ata e krijojnë atmosferën. Ne jemi aktorët në fushë, por na mungojnë aktorët edhe në shkallë. Uroj të mbarojë sa më shpejt kjo situatë.”

I bën mirë ndalesa Partizanit? 

Nuk është se kemi bërë një kampionat të mirë. Ndoshta kjo ndalesë ndikon për mirë. Uroj të jetë mirë për ne, keq për të tjerët. Dëshiroj të kthehem lart, aty ku është projektuar. Po stërvitemi të gjithë intensivisht, edhe pse nuk është njëlloj. Çdo ditë punojmë online me përgatitësin atletik.

Kthimi te Vllaznia?

Unë nuk e lashë Vllazninë për lek, as për famë. Normal kushtet i kam më të mira te Partizani. Isha nisUR për në Spanjë dhe patëm rënë dakord. Në fund nuk ma dhanë lejen e kalimit. Unë nuk e kisha me Vllazninë, e kam me drejtuesit. Më penguan të iki atje dhe më lanë të vij te Partizani. Jam i lumtur këtu dhe pse jo, ndoshta një ditë mund të kthehem sërish te Vllaznia.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!