Belica: ‘Ndryshimet na penalizuan, i kënaqur…’

Një ndër pikat më të forta të Partizanit mbrojtësi Egzon Belica, tha sot për ‘Supersport’ se skuadra e tij Partizani, po stërvitet online. E quan domosdoshmëri uljen e pagave në këtë moment pandemie. Nostalgjia për ish-trajnerin Skënder Gega. “Pëlqeja mënyren se si ai menaxhonte situatat”-thotë Belica.

Si po stërviteni?

Nuk e di për ekipet e tjera, por ne po përgatitemi online me përgatitësin atletik, në kushtet që kemi. Në oraret e lira, kur kemi mundësi, bëjmë ndonjë vrap të lehtë. Do na bënte mirë një ndalesë 1-2 javë.

Kaq shumë nuk besoj se është kush i kënaqur. Ishim të rënduar psikologjikisht dhe ndeshjet bëhen më të vështira. Nuk e di sa mund të na shërbejë të gjitha ekipeve kjo ndalesë kaq e gjatë”.

Ndyshimi nga vjet?

Vjet ishim kampionë, bëmë sezon fantastik. Pastaj nuk e di, ndoshta ndryshimet, nuk reaguam në mënyrën e duhur. Shpresojmë ta marrim veten. Mos jo titullin, të marrim maksimumin në këto ndeshje”.

Ofertë?

Nuk kam informacion për ndonjë ofertë, jam në kontratë deri në vitin 2021. Nuk ka ndonjë gjë serioze deri tani. Jam i kënaqur te Partizani”.

Ulja e pagave?

Patjetër do ketë reduktime. Nuk e di a jam dakord. Çdokush duhet të marrë sakrificën që do bëj. Nuk kam informacion çfarë do të ndodhë. Nuk na është thënë gjë deri tani. Pagat nuk kanë qenë problem asnjëherë për ne”.

Gega?

Për Skënder Gegën kam shumë respekt. Nuk e di për diferencën. Admiroja te Gega mënyrën si i menaxhonte situatat, ishte i qetë dhe e menaxhonte grupin. Italianët janë më shumë nga ta që i mëshojnë anës taktike, stërvitjet janë më të gjata. Ka ndryshime shumë. Pa marrë parasysh trajnerit, ne duhet të bëjmë maksimumin dhe të kuptohemi me njëri-tjetrin, që të ecim sa më shumë”-ndër të tjera Belica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!