Martini: ‘Braktisja nuk shërben, Teuta do ia dalë…’

Edi Martini, tekniku shkodran i Teutës, është i dyzuar teksa pyetet për vijimësinë e kampionatit. Pandemia globale ka shkaktuar konfuzion total te njerzimi ndërsa te sporti, duket se situata është e destinuar të shkojë sipas ‘sjelljes’ së virusit famëkeq.

Martini sikundër e gjithë shoqëria e sportit, ka pritur më shumë nga qeveria, paketa e saj ndihmëse e munguar për sportin. Nuk di të thotë se kur do dalë me skuadrën e plotë në seancë përgatitotre.

Mister, ç’bëhet te Teuta?

Asgjë. Vijojmë me përgatitje individuale sipas një programi totalisht të asimilueshëm nga lojtarët.”

Optimistë për të zbritur shpejt në terren?

“Këtu jam konfuz. Shoh se askush në ditë të vështira nuk i afrohet sportit, futbollit në veçanti. Tashmë nuk është sekret, qeveria e la jashtë futbollin. Për të ardhur keq.”

Ju funksiononi si klub…

Po, por një shtet dinjitoz, di të sillet me shtetasit e tij. Si në rastin kur punojnë në dyqan si kur luajnë sport për të argëtuar të tjerët. Pastaj, biznes është edhe sporti. Shoh se nuk kemi fuqi si shtet për të përballuar këto situata.”

Pra?

Do presim e të shohim. Nuk është habi që kampionati të mos shkojë deri në fund. Nuk do e konsideroja dramë. Gjithësesi, dëshiroj që gjërat të shkojnë në favor të futbollit dhe gara të nisë. Jam në kontakt me eprorët, Teuta do jetë e përqendruar për të arritur objektivët sezonalë’.

Po bëhet një muaj e gjysmë që jemi larg fushave, kanë humbur shumë gjëra. Është shumë e rëndësishme edhe stërvitja me topin, nga ana taktike. Duhen minimumi 10 deri në 15 ditë përgatitje.- tha Edi Martini për ‘Sporti im.al’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!