Morati ka të drejtë, Interi punon për Mesin

Pasi ish-padroni i Interit Masimo Morati, ditë më parë, lëshoi ‘bombën’ se Mesi mund të luajë te Interi, ‘spekulimi’ i radhës vjen nga vendi i kapitenit të Barcelonës.

Sipas ‘TNT Sports’, klubi zikaltër është duke punuar seriozisht për operacionin. “Nuk është vetëm një ëndërr. Leo gjithashtu ka ofertën nga Old Boys për t’u rikthyer në atdheun e tij, por Interi po shtyn dhe është e vërtetë ajo që tha Morati.

Ka një tratativë gati, dhe vendimi më pas do të jetë i Mesit, por Interi me siguri po punon për të”-shkruan burimi nga Argjentina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!