Ngo: ‘Sterling mund të vijë në festën e Tiranës’

Majkëll Ngo i ftuar në një bisedë video për FanZonë, u ndie disi i çliruar duke treguar se si ai po kalon ditët e karantinës në Tiranë.

Anglezi i vijës së parë të Tiranës, figuron njeriu ‘gol’ në sfidën e fundit ndaj Laçit në ‘Air Albania Stadium’.

E ka humbur kthimin në Angli dhe i duhet të presë. Shokun më të ngushtë ka Hasanin…

Për trajnerët thotë:

Mendoj se kam pasur marrëdhënie të mira me ish-trajnerët, ndoshta ka pasur situata me trajnerë si Mema por që kanë kaluar. Mema është një person shumë i mirë, i cili donte të instalonte filozofinë e tij në ekip.

Me Egbo jemi të lirë të luajmë, më kompaktë si skuadër kur mbrojmë, ne jemi më kompakt po ta shihni në ndeshje”.

Ai është rritur në Akademinë e Liverpulit, por ka miqësi me Rrahim Sterling, lojtarin e skuadrës së Mançester Sitit. Futbollistin më të kërkuar të momentit në tregun botëror.

I pyetur nëse ai mund ta ftojë në Tiranë për festën eventuale të titullit kampion të bardhebluve Ngo tha:

E kam ftuar të vijë disa herë por meqë Mançester Siti luan shumë ndeshje, është shumë e vështirë. Edhe në ndeshjet e kombëtares ai është gjithmonë. Ndoshta mund të vijë në verë, por ndoshta ka ndeshje këtë vit”, – ndër të tjera Ngo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!