Dortmundi në fushë, e zbulon Emre Çan…

Dortmundi po përgatitet të kthehet në fushë për stërvitje. Trajnimi do të bëhet në çifte për të kufizuar kontaktetmidis lojtarëve

Në shumëllojshmërinë e lajmeve në këtë kohë pandemie me Covid-19, qarkullon edhe një lajm befasues. Skuadra gjermane Borusia Dortmund po përgatitet të dalë në fushë për stërvitje.

Një fakt të tillë e zbulon mesfushori turk Emre Çan, në mikrofonat e transmetuesit “Sport1”: “Eshtë e rëndësishme të kthehesh në fushë”, ka deklaruar futbollisti, duke sqaruar se në fazën e parë lojtarët do të punojnë në çifte, për të kufizuar kontaktet dhe për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm infektimit me koronavirus.

Për momentin, Bundesliga është ndalur deri më 30 prill dhe Federata Gjermane e Futbollit u ka rekomanduar 36 klubeve profesionistë në këtë vend që të mos rinisin aktivitetet para datës 6 prill.

Klubi verdhezi nuk e ka komunikuar zyrtarisht rikthimin në fushë, por Çan ka zbuluar gjithashtu, se partneri i tij i stërvitjes do të jetë Mahmoud Dahoud, duke shtuar se nuk do të jenë seanca shumë të ndryshme nga stërvitjet në shtëpi, të zhvilluara javët e fundit:

“Unë mendoj se do të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë deri më tani; ushtrime rutinë me pesha dhe biçikleta të palëvizshme. Do të doja të kthehesha për të luajtur që nesër. Por unë e di se nuk është e mundur”.

Lidhur me vendimin e skuadrës për të hequr dorë nga 20% e pagës, mesfushori turk theksoi, se “ne futbollistët kemi një përgjegjësi, fitojmë shumë para dhe duhet të kthejmë diçka”.

Dortmundi aktualisht është i dyti në renditjen e Bundesligës, katër pikë pas Bayern Munih dhe, për sa kohë që sezoni vazhdon, ata akoma shpresojnë për titullin.

“Do të jetë shumë, shumë e vështirë. Ne kemi akoma sfida me Bayern dhe Lajpsig. Kemi një ekip të mirë, por nuk do të jetë e lehtë. Sidoqoftë, besoj se është akoma e mundur të synojmë për titullin”, ka nënvizuar Çan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!