Ekskluzive/ Rrëfim special i gazetarit italian
Intervistoi: Isuf Myrtaj
Antonio Salone nuk është një i panjohur për shqiptarët e caktuar dhe Shqipërinë. Italiani me banim në afërsi të Romës, Itri, ka një lidhje speciale me Shqipërinë.
Prej 16 viteve ai është i martuar me një vajzë Shqiptare dhe ka dy fëmijë. Gazetari sportiv dhe menaxheri i shumë futbollistëve, rezulton mjaft i lidhur me skuadrën e Itrit por jo vetëm.
Thotë se në të ardhmen do preferonte të vendosej me familjen në Shqipëri. Shkak për këtë intervistë ekskluzive për ‘Sporti im.al‘, bëhet një postim i tij me një flamur gjigand italian të vendosur në qendër të Elbasanit.
Përshëndetje Antonio, a mund të flasim për ‘Sporti im.al’ lidhur me situatën aktuale në Itali…humane dhe sportive?
Po, ju faleminderit. Me kënaqesi.Tani dihet që futbolli si në Itali ashtu dhe në Shqipëri, është i pezulluar. Kryesisht jam pranë skuadrës së Itrit (Seria D) në jug të Lacios. Përveç agjentit sportiv, te kjo skuadër bëj edhe opinonistin dhe gazetarin.
Cfarë bëhet me futbollistët tuaj?
Gjithçka është e ndaluar, lojtarët janë në shtëpitë e tyre.Te Itri, figurojnë shumë lojtarë që kanë ardhur nga Spanja. Në fillim të sezonit ishin 4. Mes tyre edhe Serxhio Garcia teksa ka veshur fanelën e U-15 deri te U-19 të Spanjës. Ishte pjesë e Vijarreal, një dëmtim e la jashtë…Ishte edhe pjesë e Gaeta. Ndërsa tre spanjollët e tjerë janë kthyer aktualisht në Spanjë.
Martuar me shqiptare?
Po dhe jam shumë i lumtur. Nëse do mundesha, do të martohesha edhe 100 herë të tjera me të njëjtën grua. Një grua unike, e them me sinqeritet. Kemi 16 vite bashkë dhe kemi dy fëmijë të mrekullueshëm italo-shqiptarë. Unë e dua shumë Shqipërinë. Këtu ka një komunitet të madh shqiptarësh dhe unë kam një raport të shkëlqyer me ta. Për të mos thënë më të mirë se me italianët. Kanë zemër të madhe e kulturë të veçantë.
Vini shpesh ne Shqipëri?
Po isha gjatë verës në Fier, Fushë-Krujë te xhaxhai i gruas time dhe në Tiranë.Ka një rreth të madh me njerëz të afërm dhe unë vij shpesh.
Situata dramatike me COVID-19 në veri të Italisë….Maldini dhe disa sportistë
Është situatë e vështirë. Është goditur keq zona veriore e Lombardisë por jo vetëm. Futbollistët? Sigurisht që nuk është lajm i mirë, por jam i bindur se do e kalojnë pa problem. Kanë përgatitje fizike dhe janë të rinj. Kujdes mosha e madhe, ata duhet të bëjnë kujdes.
Shumë nga banorët e veriut, kanë zbritur në qëndër dhe në jug të Italisë. Është disi më e stabilizuar. Ashtu sikundër Edi Rama në Shqipëri që ka marrë masa mjaft të mira.
Mund të vini të jetoni në Shqipëri…
Patjetër që po. Sapo të rritën dhe pak fëmijët unë dhe gruaja ime do vijmë të jetojmë atje. Një vend që më ka dhënë shumë. Shihni. Këto ditë të vështira të Italisë, në qëndër të Elbasanit por dhe në Durrës etj, valvitet flamuri gjigand italian.Tregues se dy popujt tanë i lidh shumçka. I impresionuar.
Ju faleminderit forca Italia forca Shqipëria.